21.2 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Kurti takohet me komandantin amerikan në NATO, flasin për situatën e sigurisë në vend

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është takuar me Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch.

Zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media, ka njoftuar se në takim është folur për situatën e sigurisë në vend, me theks te siguria e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kryeministri Kurti tha se ka komunikim të rregullt me komandantin e KFOR-it në Kosovë, dhe se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në synimin e saj për anëtarësim në NATO, duke veçuar faktin që Kosova ka rritur buxhetin për mbrojtje në përputhje me kriterin e NATO-s prej 2% të Bruto Produktit Vendor.” – thuhet tutje në komunikatë.

Në fund, shkruan se Kurti ka falenderuar admiralin Munsch për ndihmën e vazhdueshme pas sulmit terrorist në Bajnskë të Zveçanit.

“Kryeministri Kurti u shpreh falënderues ndaj admiralit Munsch dhe NATO-s për bashkëpunimin e afërt, kontributin aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, duke theksuar se autorët e këtij sulmi ende janë të lirë në Serbi”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit