18 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Kurti takohet me Borrell dhe Lajçak flasin për procesin e dialogut

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim bilateral në Konferencën e Sigurisë në Mynih me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njëherësh edhe Zëvëndëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell, si dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në takim u bisedua për procesin e dialogut, zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara, dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në dritën e shkeljeve të vazhdueshme nga Serbia, sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë ndaj integritetit territorial të Kosovës dhe sigurisë kombëtare, letrave dhe deklaratave të vazhdueshme publike për mosdetyrimin ligjor të marrëveshjes për Serbinë dhe për moszbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të arritur në Bruksel dhe Aneksit të saj në Ohër, nënshkrimi i marrëveshjeve është bërë i nevojshëm si garancë e respektimit dhe zbatimit të plotë të tyre, drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu është bërë e ditur se kryeministri ka kërkuar heqjen e masave kufizuese të padrejta të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit