-0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Kurti takohet me ambasadorin suedez, flasin për ekonominë dhe shkëmbimet tregtare

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Përmes një komunikate të lëshuar për media, kanë njoftuar se gjatë takimit u bisedua për temat aktuale, marrëdhëniet bilaterale, me theks te ekonomia, shkëmbimet tregtare dhe fushat e bashkëpunimit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Në takimin e parë këtë vit me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, Kryeministri Kurti e falënderoi për bashkëpunimin e mirë dhe ndihmën e vazhdueshme të Suedisë në zhvillim, demokratizim dhe qeverisje të mirë. Në takim u bisedua për temat aktuale, marrëdhëniet bilaterale, me theks te ekonomia dhe shkëmbimet tregtare, dhe fushat e bashkëpunimit”, thuhet në komunikatë.

Më tej, thuhet se Suedia është ndër pesë donatorët më të mëdhenj në Kosovë, duke dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e kapaciteteve të administratës publike, në përgatitjen dhe hartimin e politikave për barazi dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit