Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takim me ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guérot.
Guérot e uroi Kurtin për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si dhe për mandatin e ri qeverisës që siç thuhet në një komunikatë të zyrës së kryeministrit “hap edhe një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës”.
“Kryeministri Kurti theksoi prioritetet e mandatit të ri qeverisës, në mesin e tyre investimet në infrastrukturë strategjike, përkushtimin e palëkundur për paqe dhe siguri, angazhimin e Qeverisë së re për integrim në strukturat euro-atlantike, dhe e falënderoi ambasadorin Guérot për urimet, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim.





