8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kurti takohet me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, bisedojnë për zhvillimet në vend dhe rajon

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi sot takim me Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Biseduan për zhvillimet në vend dhe rajon, dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet ambasadës finlandeze dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si rezultat i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe. Në shërbim të thellimit të tyre, sidomos të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, kryeministri Kurti mirëpriti iniciativën për hapjen e Odës Ekonomike Nordike në Kosovë.

Ai gjithashtu e përgëzoi ambasadorin Nissinen dhe shtetin e Finlandës, me rastin e ratifikimit të aplikacionit për anëtarësim të Finlandës nga të gjitha 30 shtetet e NATO-s, duke theksuar se anëtarësimi i saj në NATO i kontribuon paqes dhe sigurisë në Evropë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit