6.1 C
New York
Monday, April 7, 2025

Buy now

Kurti takim me Limajn për Qeverinë e Re, AAK kërcënon me ndarje nëse Nisma bashkohet me Qeverinë Kurti

- Advertisement -

Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për krijimin e qeverisë së re. Megjithatë, këto zhvillime nuk janë pritur mirë nga partneri i koalicionit të Kurtit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një prononcim për Insajderi, Pal Lekaj, nënkryetar i AAK-së, ka deklaruar se në rast se Limaj vendos të bashkëpunojë me Kurti, AAK do të ndajë rrugët me Nismën.

“AAK ka hyrë në koalicion me Nismën mbi premisat e një vullneti dhe marrëveshje politike, me idenë që kauzat dhe arsyet ishin të njëjta pse kundërshtonim qeverisjen e tanishme dhe mbi bazën e një programi të përbashkët se çka u ofronim qytetarëve në një qeverisje të re. Z. Haradinaj dhe AAK nuk kanë lëvizur nga ato qëndrime, ndërsa në media kemi qëndrime publike të z. Limaj që janë interpretuar si mundësi që ai ti bashkohet Qeverisë Kurti,” tha Lekaj për Insajderi.

Lekaj tha se përderisa nuk ka ende diçka zyrtare nga Nisma, AAK vazhdon të qëndrojë brenda linjave të koalicionit dhe qëndrimeve të përbashkëta.

Megjithatë, ai paralajmëroi se nëse Nisma arrihen një marrëveshje zyrtare me Qeverinë Kurti, atëherë AAK do të distancohet nga ky koalicion.

Ne si AAK, përderisa nuk ka diçka zyrtare nga Nisma, vazhdojmë të qëndrojmë brenda linjave të koalicionit dhe qëndrimeve të përbashkëta. Por, nëse këto ditë do të ketë qëndrime dhe marrëveshje zyrtare të Nismës me Qeverinë Kurti, atëherë e kuptueshme që do të ndahen rrugët, sepse ne nuk lëvizim nga marrëveshja dhe qëndrimet e bëra parazgjedhore”, shtoi Lekaj.

Lekaj tha se pavarësisht këtyre zhvillimeve, AAK i uron suksese qeverisë që do të formohet, me shpresën që ajo të jetë në shërbim të interesave publike të qytetarëve të Kosovës dhe të ndjekë një politikë të integrimit në botën perëndimore, veçanërisht me SHBA-të.

Sipas informacionit që posedon Gazeta Insajderi, Albin Kurti ka pasur një takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn, ndërkohë që sot ka dërguar një letër për Lumir Abdixhikun, kryetar i LDK-së, për të kërkuar një takim të mundshëm.

Theksojmë se Kurti javën e kaluar zhvilloi një cikël takimesh me komunitet jo-shumicë, por nuk ka konfirmuar nëse i ka votat e të gjithëve

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit