Ish-deputeti Gani Geci tha sot në “Debat Plus” se një ditë para seancës konstituive të Kuvendit, kishte marrë një telefonatë nga Glauk Konjufca, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, Konjufca kishte kërkuar që vajza e tij, Marigona Geci, të mbështeste formimin e qeverisë Kurti.
Geci tha se Konjufca i kishte kërkuar të shprehte nëse kishte ndonjë kërkesë në këmbim të votës së vajzës së tij. Por ai pretendoi se kishte refuzuar çdo mundësi marrëveshjeje, duke theksuar se nuk ishte i gatshëm të bëjë pazare me votën.
Ai shtoi se kërkesa e vetme e tij kishte qenë që Albin Kurti t’i përgjigjej një letre të familjes Geci dhe të kërkonte falje publike për të kaluarën.
“Unë kërkoj që Kurti t’i përgjigjet letrës së vëllaut tim, Halil Gecit, që e ka shkruar me datën 09,10.2024, dhe të kërkoi falje publike, sepse Albin Kurti për familjen Geci po e luan rolin e njëjtë qysh e ka luajtur Hashim Thaçi për 20 vjet. Dhe për 5 vjet po e luan rolin Albin Kurti”, tha ai.

Foto: Debat Plus, RTV Duakgjini.