23.8 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Kurti: Stadiumi i Suharekës me mbi 6 500 ulëse, investim prej 11 milionë euro që shlyen një pjesë të borxhit shtetëror

- Advertisement -

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nisur ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Suharekë, investim prej 11 milionë eurosh, i cili do të ketë mbi 6,500 ulëse dhe do të përfundojë brenda 750 ditësh.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ky stadium është i kategorisë 2 plus sipas UEFA-s, që i jep një rëndësi të veçantë futbollit kosovar.

“Është i kategorisë 2 plus sipas UEFA-s, që do të thotë se do t’i ketë më shumë se 6,500 ulëse, një lajm i kënaqshëm për Suharekën dhe futbollin në Kosovë. Për 750 ditë duhet të kryhen të gjitha punimet e nevojshme, në mënyrë që ashtu siç është paraparë në projekt të duket edhe në realitet. Me këtë rast falënderoj në veçanti klubin futbollistik Ballkani i Suharekës, i cili me sukseset e jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare e ka lartësuar imazhin e shtetit tonë, posaçërisht të futbollit kosovar. Në këtë mënyrë, me këtë stadium që ka vlerën e investimit rreth 11 milionë euro, ne lajmë një pjesë të borxhit shtetëror ndaj këtij ekipi të jashtëzakonshëm që pa dyshim po frymëzon”, tha ai.

Ministri në detyrë i Kulturës tha se ky projekt është pjesë e një programi më të gjerë të Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e infrastrukturës sportive.

“Tradita sportive është e gjatë në Suharekë dhe klubi futbollistik Ballkani e ka ngritur në një nivel tjetër sa i përket rezultateve ndërkombëtare. Ky investim është pjesë e një programi shumë më të madh të Qeverisë së Kosovës. Jo vetëm i Ministrisë, por edhe i qeverisë, pasi buxheti për infrastrukturën e futbollit ka kërkuar zotim të veçantë të qeverisë dhe kryeministrit”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, e cilësoi këtë ditë si një nga më të rëndësishmet për komunën.

“Për ne në Suharekë është një ditë shumë e rëndësishme, sidomos për gjeneratat e reja dhe klubin Ballkani. Është investimi më i madh që mbahet mend në infrastrukturë”, tha ai. /EO/

Të ngjashme

Të fundit