14 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

“Kurti s’paska qenë as fruth e as aksident – po thonë që ndikuam në fitoren e Kurtit”, Molliqaj tregon pozicionin e PSD-së

- Advertisement -

Dardan Molliqaj nga PSD tha se kryeministri Albin Kurti nuk paska qenë as “fruth e as akisident”.

Ai në Pressing në T7 tha se PSD-së i thonë se kanë ndiku në fitoren e Kurtit.

“Nuk duhet me pritë kerkush prej PSD-së që ka me ja majtë zhagun as opozitës as Albin Kurtit, për senet që janë në përputhje me bindjet e PSD-së pajtohem me të gjithë…”

“Për një kohë të gjatë PSD-së ja kan jep një rol që e kanë rritë Albin Kurtin, Dardani ai tjetri janë motori që e kanë rritë. Tash një kohë të gjatë na thojshin jeni motori i opozitës për me sha Albin Kurtin, tash po na bojnë që na kemi ndiku që Albin Kurti me marrë votë më shumë, përbesë me pas qit ndikim na kishim garu në zgjedhje”, tha Molliqaj.

“Në këto zgjedhje janë duke u ballafaqu dy ide, njëra që është autokracia e Kurtit dhe tjera që Albin Kurti është një aksident politik që kryhet…Definitivisht Kurti i paska humb 10 deputetë, por nuk paska qenë fruth e as aksident qysh është mendu..”, tha Molliqaj në Pressing.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit