Në pritjen e organizuar nga Qeveria e Kosovës me rastin e 17 Shkurtit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbajti një fjalim ku theksoi angazhimin e Kosovës për paqe dhe integrim evropian.
Gjatë fjalës së tij, Kurti theksoi se Kosova mbetet një shtet i pavarur dhe sovran, i përkushtuar ndaj vlerave demokratike dhe integritetit territorial.
Ai nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira me shtetet fqinje dhe bashkëpunimin për një të ardhme të përbashkët evropiane.
“Sot, Republika e Kosovës është një shtet i pavarur, sovran, demokratik e me integritet territorial. Ajo kërkon të jetojë me paqe me shtetet fqinje dhe të ndërtojë bashkë me ta një të ardhme evropiane. Kosova është partner i shteteve demokratike të botës që ndihmuan shpalljen e pavarësisë së saj”, ka thënë Kurti.