Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të raportojë sot para deputetëve të Kuvendit për takimin e 28 tetorit në Bruksel.
Raportimi i Kurtit do të nis në orën 11:00.
Kujtojmë se Kurti më 26 tetor është takuar me kancelarin gjerman, presidentin francez, kryeministren italiane dhe drejtuesit e BE. Në këtë takim, Kurti ka thënë se ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen brenda së cilës është edhe Asociacioni i komunave më shumicë serbe.
Sot mbetet të shihet nëse kryeministri Kurti do të ndajë me deputetët dhe publikun draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.