23.5 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Kurti sot në Shkup, Zyra e Kryeministrit jep detaje për vizitën

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të qëndrojë për vizitë në qytetet e Tetovës dhe Shkupit, ku do të realizojë takim me përfaqësuesit e Komunës së Tetovës dhe Çairit.

Në Shkup kryeministri Kurti, në ora 14:30 do të bëjë përurimin e rrugës me ermin Adem Demaçi .

Edhe nga Komuna e Tetovës kanë publikuar agjendën e vizitës së kryeministrit Kurti në qytetin e Tetovës.

Ndërsa nga Zyra e Kryeministrit, e kanë dërguar të plotë gjithë agjendën e Kurtit në Maqedoni të Veriut.

Më poshtë agjenda e plotë e kryeministrit Kurti:

14:30 – Arritja në Shkup, në Komunën e Çairit

14:30 – Ceremonia e emërtimit të rrugës “Adem Demaçi” në Komunën e Çairit

15:25 – Nisja për në komunën e Tetovës

16:05 – Arritja në komunën e Tetovës

16:10-16:30 – Takimi me Kryetarin e komunës së Tetovës, Bilal Kasami

16:35- Nisja për në fshatin Vicë

17:05– Përurimi i rrugës që lidh fshatin Sellcë me fshatin Vicë

17:30-17:45 – Deklaratë e përbashkët për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami

20:30 – 22:00 – Manifestimi mirëseardhës në sheshin “Iliria”.

Të ngjashme

Të fundit