0.2 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Kurti s’i shkoi presidentes në takim, shfaqet në një drekë

- Advertisement -

Pak minuta pasi presidentja Osmani përfundoi konferencën për media pas takimit me kryetarët e partive politike, Qeveria e Kosovës ka publikuar komunikatën ku Kurti ishte pjesë e një dreke me ambasadorë.

Kurti mori pjesë si mysafir nderi në drekën e ftuar nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog me ambasadorë të akredituar të vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate për Bashkim Evropian në Kosovë.

Mirënjohës për ftesën si mysafir nderi, kryeministri Kurti falënderoi të gjithë ambasadorët për bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt. Në veçanti falënderoi ambasadorin Szunyog, i cili është në përmbyllje të mandatit të tij si Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, për kontributin e tij, përveçse bashkëpunimin e mirë.

Në këtë drekë, kryeministri theksoi rëndësinë që ka Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën, veçanërisht, dhe përgatitjet që Qeveria po bën për këtë plan. Ai bëri thirrje për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës, teksa përsëriti mbështetjen dhe orientimin e qartë që Kosova ka për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit