Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar sulmet ndaj partitëve opozitare gjatë një tubimi elektoral në Vushtrri, duke i akuzuar për ‘dërgimin e bandave kriminale në veri të vendit’.
Ai vlerësoi qeverinë e tij si garantuese të integritetit territorial të Kosovës dhe theksoi se me udhëheqjen aktuale
“Në veri të vendit, ato partitë e vjetra të ish-qeverive dërgonin banda kriminale e kontrabandistë, e bënin pazare të ulëta në kurriz të Kosovës. Ndërkaq ne dërgojmë zhvillim, investim dhe siguri. Me qeverinë tonë, Kosova si Republikë e ka mbrojtur dhe e ka integruar çdo pëllëmb të territorit. Sot, kushdo mund të shkojë, kurdo përtej Ibrit e të pij kafe atje. Kushdo mund të shkoj atje e të filloj të investoj.” – tha Kurti.