-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Kurti: Si mund të flitet me Serbinë të rreshtuar në krah me Rusinë?

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti, në emisionin “Prime” në RTK, tha se është i gatshëm për takime kur Borrell dhe Lajçak për dialogun Kosovë Serbi, nëse e thërrasin për takim të radhës.

“Por nuk di se si do ta presin ata (Borell e Lajçak) një Serbi të tillë të rreshtuar në krah me Rusinë. Destruktiviteti i Serbisë është shumë i madh, në njërën anë kërkojnë të drejta të tepruara për serbë në Kosovë, ndërsa për shqiptarët ne Serbi ua mohojnë të drejtat elementare”, tha ai.

Sipas kreut të qeveris, Asociacionin e komunave me shumicë serbe më shumë po përmendet nga gazetarët këtu në Kosovë, se sa po e përmendet t ngaa zyrtarët e Beogradit, me bëhet pyetje disi e sforcuar, “ajo nuk e ka kaluar rezolutën, Gjykata Kushtetuese e ka çmontuar atë”.

“Ne kemi nevojë për forcim të bashkëpunim bilateral, nuk kam nevojë të shkoj atje të shoh për dialogun mes Kosovës e Serbisë, por për perforcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës e SHBA-së”.

“Sekretari amerikan Antony Blinken ka deklaruar se është për një Kosovë të pavarur e Sovran, pikë.dhe shumë pika tjera. Ne duhet ta duam Kosovën sa duhet vetë jeta”, tha ai.

Kompromisi thotë Kurti, ka ndodhur në të kaluarën dhe tani kemi në qendër njohjen reciproke, “Nuk ka më gjë tjetër dhe pikë. Pse do të duhej të flasim për kompromise në vend se të flasim për njohje reciproke? Biden flet për njohje reciproke, ne çfarë po kërkojmë tjetër”, thotë Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit