-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Kurti: Shqiptarët i kanë mbajtur 666 shekuj burg në Jugosllavinë e dytë

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti, gjatë homazheve pranë varrit të ish-veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka thënë se rezistenca dhe qëndresa e shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit 20, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nuk mund të paramendohet pa Adem Demaçin,

“Shqiptarët ishin të përgosurit politikë kryesorë në ish-Jugosllavi, në numër më së shumti dhe në kohëzgjatje të dënimit, po ashtu më së shumti. Përafërsisht 666 shekuj burg i kanë mbajtur shqiptarët në Jugosllavinë e dytë, dhe aty baca Adem, me 28 vitet e tij në burg, pa dyshim se ka shërbyer për popullin si ndërgjegjja e këtij vendi, edhe jashtë këtij vendi”, u shpreh Kurti.

“’Mandela i Evropës’ pa dyshim se ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke frymëzuar e inspiruar pa numër breza të veprimtarëve”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit