7.4 C
New York
Wednesday, October 16, 2024

Buy now

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e gjeneralit Jackson: Populli dhe shteti i Kosovës, i kujtojnë miqtë dhe përkrahësit e tyre

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëlime për vdekjen e gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas luftës në Kosovë i cili vdiq të martën në moshën 80-vjeçare.

Ai u shpreh se për shkak të shëndetit, nuk mundi të vinte në shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, por ka hyrë përgjithmonë në historinë moderne të vendit tonë.

“Mike Jackson ishte njeriu që në emër të trupave të NATO-s e nënshkroi Marrëveshjen Teknike Ushtarake në Kumanovë më 9 qershor 1999, e cila i dha fund luftës në Kosovë duke shënuar kapitullimin e Ushtrisë së Jugosllavisë dhe Policisë së Serbisë. Gjeneral Jackson ishte komandanti i parë i trupave ushtarake të misionit të KFOR-it, duke qenë kështu në krye të fazës finale të çlirimit të Kosovës, në qershor të vitit 1999”, shkruan Kurti në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Shëndeti nuk e la të vinte në Kosovë dhe të na bashkohej në shënimet e 25-vjetorit të çlirimit të vendit tonë, por Gjeneral Michael Jackson ka hyrë përgjithmonë në historinë moderne të Kosovës. Në moshën 80 vjeçare, të martën e 15 tetorit 2024, gjenerali britanik Mike Jackson, vdiq i sëmurë nga kanceri në prostatë.
Mike Jackson ishte njeriu që në emër të trupave të NATO-s e nënshkroi Marrëveshjen Teknike Ushtarake në Kumanovë më 9 qershor 1999, e cila i dha fund luftës në Kosovë duke shënuar kapitullimin e Ushtrisë së Jugosllavisë dhe Policisë së Serbisë. Gjeneral Jackson ishte komandanti i parë i trupave ushtarake të misionit të KFOR-it, duke qenë kështu në krye të fazës finale të çlirimit të Kosovës, në qershor të vitit 1999.

Jeta dhe karriera e Mike Jacksonit, ishte një jetë e përkushtuar prej ushtaraku, ashtu siç sugjeron edhe vet ai te libri autobiografik i tij, i titulluar thjesht “Ushtar”.
Populli dhe shteti i Kosovës, i kujtojnë miqtë dhe përkrahësit e tyre, në rrugën e pafundme të historisë së lirisë dhe të shtetndërtimit.
Në kujtim të Gjeneral Michael Jacksonit, me mirënjohje të thella dhe vlerësime të larta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit