Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, në konferencën e tij të parë pas mbylljes së vendvotimeve dhe publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ, të cilat e vendosin partinë e tij të parën me gati 50% të votave të fituara.
Në adresimin e tij, ai uroi për, siç tha, “fitoren më të madhe në historinë e Kosovës”.
Adresimi i Albin Kurtit:
Më 9 shkurt VV fitoi, më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës dhe Republika.
Rezultati i sotëm na e bën të qartë të ecim para pa vonesa. Sa më shpejtë të certifikohen rezultatet, të krijojmë institucionet.
Po na pret Plani i Rritjes së BE-së, 880 milionë euro, dhe tre marrëveshje me Bankën Botërore. Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim për marrëveshjet ndërkombëtare, për ligjet, dhe për interesin publik.
Urime të gjithë qytetarëve, mërgatës, dhe të cilëve pa dalllm.





