19.5 C
New York
Friday, September 5, 2025

Buy now

Kurti shkroi në Librin e Ngushëllimeve dedikuar regjisorit shqiptar Dhimitër Anagnostit

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shkroi në Librin e Ngushëllimeve dedikuar regjisorit shqiptar Dhimitër Anagnostit, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, ku u prit nga ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj.

 

Në shënimin e tij, ai shkroi se me filmat e Dhimitër Anagnostit jemi rritur – si fëmijë që ishim, si popull që jemi, si kinematografi që u bëmë.

 

“Regjisori dhe skenaristi Anagnosti ia dhuroi kinemasë botërore karakteret që flasin shqip gjuhën e filmit. I jemi përjetë mirënjohës!”, thuhet në shënimin e kryeministrit.

 

Shënimi i plotë i kryeministrit Kurti:

 

Me filmat e Dhimitër Anagnostit jemi rritur – si fëmijë që ishim, si popull që jemi, si kinematografi që u bëmë. Regjisori dhe skenaristi Anagnosti ia dhuroi kinemasë botërore karakteret që flasin shqip gjuhën e filmit. I jemi përjetë mirënjohës!

Të ngjashme

Të fundit