0.6 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Kurti shkon për vizitë në Podujevë, merr pjesë në ceremoninë e lansimit të programit shtetëror “Sport në Shkolla”

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në qytetin e Podujevës.

Ai do të marrë pjesë në ceremonin e lansimit të programit shtetëror ‘’Sporti në Shkolla’’.

Bashkë me Kurtin në këtë ceremoni prezent pritet të jenë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe Kryetari i Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, Ardian Telaku.

Programi “Sport në Shkolla” është zhvilluar dhe do të realizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës dhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit. Programi synon të ndërtojë një brez të ri, aktiv dhe të shëndetshëm në Republikën e Kosovës, duke investuar në shëndetin dhe edukimin e të rinjve përmes sporteve të ndryshme në arsimin parauniversitar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit