8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Kurti shkon në Norvegji për fushatë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që ditën e premte ta kalojë në Norvegji, atje ku jeton bashkëshortja e tij dhe familja e bashkëshortes.

Udhëtimin e Kurtit në Norvegji e ka njoftuar zyrtarisht edhe Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook.

Bashkë me Kurtin në Oslo të Norvegjisë do të shkojë edhe ministrja Donika Gërvalla.

“NESËR, më 8 nëntor, Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Oslo, Norvegji.  Takimi fillon në orën 20:00 në adresën Stortingsgata Konferanse, 20 Stortingsgata, 0161 Oslo. Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë”.

Udhëtimet e Kurit për Norvegji  janë më të shpeshta, pasi atje jeton edhe vajza e tij. Këtë e kishte konfirmuar edhe Kurti muaj më parë gjatë një konference për media.

“Gruaja ime dhe vajza ime jetojnë edhe në Prishtinë edhe në Oslo, por kjo nuk do të thotë që kur janë me mua janë i dhunshëm, pasi kjo konferencë ishte për kampanjën kundër dhunës”, thoshte Kurti.

E në një intervistë vite më parë, kryeministri kishte treguar si ishte njoftuar me bashkëshorten e tij.

“Me bashkëshorten time jam njohur në Prishtinë, ajo ka qenë gazetare dhe ka shkruar artikuj për një gazetë në Norvegji. Vajza dhe bashkëshortja kalojnë kohë edhe në Kosovë edhe në Norvegji, ne gjatë verës shkojmë më shumë në Norvegji”, deklaronte ai.

“Gruaja ime ka familjen atje dhe natyrisht unë do jem përgjegjës para qytetarëve të Kosovës, por kjo s’do të thotë që unë s’do shkoj asnjëherë në Norvegji“, shprehet Albin Kurti.

Bashkëshortja e Albin Kurtit, Rita Augestad Kundsen, është studiuese e lartë në Institutin Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare (NUPI), një instituticion kërkimor norvegjez me qendër në Oslo.

Në deklarimin e pasurisë, Kurti ka deklaruar se një apartament 67 metra është në pronësi të bashkëshortes së tij.

Kurse, para të gatshme të deklaruara, Kurti i ka bërë të ditura 23 mijë euro gjithashtu në emër të bashkëshortes në Oslo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit