20 C
New York
Wednesday, March 11, 2026

Buy now

Kurti shkon me tre ministra për ta vënë gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vatë të Kaçanikut

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë vendosur sot gurthemelin e një çerdheje në Rekë-Vatë të Kaçanikut.

Pavarësisht kësaj ngjarje, gjatë ditës Kurti pati në agjendë edhe vendosjen e një gurthemeli tjetër.

Bëhet fjalë për vënien e gurthemelit të objektit të ri të komunës së Shtimes.

“Vendosëm gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Shtimes. Ta gëzojmë! Aty, ishim bashkë me Kryetarin, Dr. Qemajl Aliun, ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqin, kolegë nga Kuvendi e Komuna. Ky objekt modern do t’i përmbushë kërkesat e qyetarëve tanë në Shtime. Vazhdojmë me shumë punë të tjera të reja e të mira.”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme

Të fundit