Kryeministri i vendit, Albin Kurti rreth orës 15:00 është parë në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar me ekipin e tij, derisa dikush prej tyre po mbante një buqetë lulesh.
Ato lule ishin të destinuara për shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila sot e feston ditëlindjen.
Raporto24 ka pyetur kryeministrin i cili është përgjigur shkurt me “PO”, lulet ishin të destinuara për shefen e GP të LVV-së.
Kusari-Lila sot mbush plot 49 vjet.
Kujtojmë se Mimoza Kusari-Lila, së fundi është njëra ndër figurat më të përfolura për shkak të komunikimeve me përfaqësues të Listës Serbe, video-incizime tashmë të bëra publike.