-1.1 C
New York
Sunday, January 5, 2025

Buy now

Kurti shijon djathin francez, thotë se edhe Kosova ka zhvilluar kulturë të kultivimit të djathit

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ambasadorin Olivier Guerot, kanë shijuar djathin francez.

Kurti ka thënë se shijimi i llojeve të ndryshme të djathit ishte një mënyrë e bukur për ta nisur bashkëpunimin në vitin 2025.

Së bashku me ambasadorin Olivier Guérot, që ishte nikoqir, dhe mysafirë të tjerë, u kredhëm në botën e vjetër të artit të kultivimit të djathit francez. Shijimi i llojeve të ndryshme të djathit ishte një mënyrë e bukur për ta nisur bashkëpunimin tonë në vitin 2025.”

“Nga Comté, tek Brie, e prej Camembert e deri tek Roquefort, pasuria e kultivimit të djathit francez është aq e pasur sa vetë fjalori francez! Charles de Gaulle njihej të ketë thënë njëherë: ‘Po si mund të sundosh një popull që ka mbi 2000 lloje të djathit?’, duke bërë batutë me pasurinë e pashtershme dhe dashurinë për djathin që e ka populli i tij,” – ka shkruar Kurti.

Ai tutje ka thënë se edhe vendi ynë është i hapur dhe ka zhvilluar kulturë të kultivimit të djathit me artizanë të ndryshëm këto vite.

“Edhe Kosova është e hapur dhe ka zhvilluar kulturë të kultivimit të djathit me artizanë të ndryshëm këto vite, një interesim i cili po rritet dhe është në të mirë të zhvillimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë,” – ka përfunduar Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit