-2.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Kurti shfaqet pesimist kur flet për zgjedhjet: Herën tjetër dikush tjetër mund t’i fitojë

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurt, është shprehur paksa pesimist për zgjedhjet e ardhshme se a do të mund të jetë fitues, sikurse në ato të vitit 2021.

Ai në një deklaratë në kuadër të forumit të Bratisllavës “Globsec 2022, tha se herën e radhës dikush tjetër mund t’i fitojë zgjedhjet.

“Unë kam qenë në opozitë për shumë vite me radhë dhe i kam fituar zgjedhjet. Herën e radhës dikush tjetër mund t’i fitojë”, tha Kurti.

“Do të na duhet që të kemi vlera evropiane të ndihmuara nga BE-ja, por ato duhet të rriten së brendshmi dhe në këtë kuptim BE-ja ka shumë për të bërë për të vepruar në kuptimin e përforcimit të një shteti kontinental të mirëqenies, sepse drejtësia sociale është shumë e rëndësishëm, antifashizmi, sepse ka pasur një lloj përafrimi me forcat protofashiste në BE, dhe pastaj na duhet NATO-ja në shekullin 21 jo më pak se në shekullin e kaluar”, tha Kurti.

Më tej ai ka thënë që nuk duhet të favorizohet stabiliteti politik kundrejt reformave demokratike, dhe kërkoi ndihmën e ShBA-së dhe BE-së për këtë gjë si dhe për luftimin ndaj mafies ndërkufitare që ekziston në Ballkan dhe më gjerë.

“Kemi pasur një qeveri të kaluar që ka kërkuar një marrëveshje të shpejtë, një rregullim të shpejtë që nuk i ka dalë aq mirë”, ka thënë Kurti në Bratisllavë.

“Ajo që po e theksoj megjithatë është që të mos favorizohet stabiliteti politik kundrejt reformave demokratike. ShBA-ja dhe BE-ja mund të bashkëpunojnë në këtë kuptim. Konkretisht, unë besoj që sundimi i së drejtës, luftimi i krimit të organizuar që është ndërkufitar, ekziston një gjë që quhet mafi ballkanike, të gjithë duhet të bashkëpunojnë, dhe na duhet ndihma e BE-së dhe e ShBA-së që ta luftojmë dhe na duhen vendet me demokraci, ku opozita mund të fitojë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit