Derisa kryeministri Albin Kurti po bën vizita kryetarë të komunave në Turqi, presidentja Vjosa Osmani ka takuar Sekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Antony Blinken gjatë vizitës së saj në këtë vend.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Osmani ka falenderuar Blinken “për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.”
Postimi:
Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.
Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global.