Home Lajme Kurti: Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd ka kërkuar t’i vizitojë tre policët tanë të rrëmbyer

Kurti: Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd ka kërkuar t’i vizitojë tre policët tanë të rrëmbyer

0
Kurti: Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd ka kërkuar t’i vizitojë tre policët tanë të rrëmbyer

Ambasadori i Kosovës, Jetish Jashari, i cili është shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, ka provuar të vizitojë tre policët e rrëmbyer nga shteti serb brenda territorit të Kosovës, njoftoi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke raportuar në Kuvendin e Kosovës. Kjo ngase vetëm pasi të bëhen 48 orë nga paraburgimi i tyre, mund të kërkohet nga gjyqësori në Serbi për vizitë.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka kontaktuar me qendrat evropiane, ShBA-ne dhe orgaizatat ndërkombëtare. Ndërkaq ambasadori Jetish Jashari, i cili është edhe shef i Zyrës Ndërlidhje të Kosovës në Beograd ka kontaktuar me misionin e BE’së atje, ambasadorët e QUINT’it atje dhe ojq-të për të drejtat e njeriut. I është drejtuar gjyqësorit me kërkesë për vizitë mirëpo nuk është trajtuar për shkak se ende s’janë bërë 48 orë të qëndrimit nën arrest të tre policëve tonë, e deri në 48 orë rasti ndodhet për brenda kompetencave të Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe vetëm më pas del te gjyqësori dhe Ministria e Drejtësisë”, ka thënë ai.

Exit mobile version