2.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

“Kurti shefi i të korruptuarve” – Përplasje në Kuvend për “Gipën” e KEK-ut, përmendet edhe Elezi

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sot në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për arrestimin për korrupsion të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Para deputetëve, Haradinaj e quajti kryeministrin Kurti si “shef” i të korruptuarve, shkruan lajmi.net.

Ai përmendi rastin kur VV ishte rreshtuar krah prokurorit Elez Blakaj kur ky hetonte rastin e veteranëve.

“Blakaj ka ik prej teje”, tha Haxhiu.

“Folni kur të keni radhën. Mos folni pas shpine”,  ia ktheu Haradinaj.

“Kurti dhe VV e kanë përcaktim lidhjen e shkurtë si model të korrupsionit. Albin Kurti ka intervistu personalisht deri anëtarë të bordit të Ujësjellësve. S’ka mujt kush me marrë detyrë ku ka interesa financiare pa u intervistu nga Kurti. Albin Kurti është shefi i të korruptumve. Kurti ka shpreh mosbesim tek të gjithë të tjerët dhe ka besu se vetëm dostat e tij janë të pakorruptum. Edhe prokurori sipas tij është i korruptum. Për një prokuror, Kurti e ka ngrit në kambë një vend, vetëm se ai ka kërkuar raport në kryeministri dhe këta janë dalë në anën e ligjit. Shife se ku i ka sjellë koncepti i tyre. Tash s’mujn me dalë kundër dostave”, tha Haradinaj.

Gjatë kohës që po fliste për Blakajn, ndërhyri ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit