Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, hyri sot në Kuvendin e Kosovës pa dhënë asnjë deklaratë për media, raporton Ekonomia Online.
Ai nuk komentoi as për zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, punimin e tij ku përmendet në mënyrë kritike UÇK-ja, dhe as për dorëheqjen e bashkëpartiakut Liburn Aliu nga posti i ministrit.
Ndërkohë, sot pritet që deputetët të votojnë nënkryetarin nga komuniteti serb, me ç’rast do të përmbyllet procesi i konstituimit të Kuvendit, i cili më 26 gusht zgjodhi kryetarin dhe katër nënkryetarët.