4.5 C
New York
Saturday, December 13, 2025

Buy now

Kurti sërish pretendon shtim të “85 mijë vende të reja të punës”

- Advertisement -

Gjatë një takimi elektoral me mërgatën në Cyrih, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti deklaroi se Kosova ka sot 85 mijë vende pune më shumë se në pranverën e vitit 2021, duke e çuar numrin nga 350 mijë në 435 mijë. Pretendimi i Kurtit por bie ndesh me realitetin sapo përballet me të dhënat reale të ekonomisë.

“Para pesë vjetëve, kur kemi garuar, kemi thënë që punësimi do të jetë në qendër të vëmendjes dhe të angazhimit tonë. E tash që po flasim, nga 350 mijë vende pune sa i kemi gjetur, janë 435 mijë vende pune – 85 mijë vende pune më shumë se në pranverën e vitit 2021.”

Rënia e normës së papunësisë nga mbi 20% në 10.8% nuk është produkt i një bum-i punësimi, por pasojë e një tkurrjeje të fuqisë punëtore. Të dhënat e Trustit tregojnë rritje minimale të punësimit formal, me kontribuues aktivë që rriten vetëm me disa për qind në vit.

Të ngjashme

Të fundit