3.1 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Kurti: Serbia po kërkon luftë, atë e humbi dhe kapitullimin e pranoj me 1999

- Advertisement -

Kryeministri Kurti pas mbledhjes së Sigurisë ka folur në një konferencë për medie për situatën në veri të Kosovës.

Kurti tha se Serbia po kërcënon me luftë dhe mohimi i shtetit të Kosovës nga serbët sipas Kurtit “përmban kërcënim për ekzistencën tonë”.

“ Pas 23 viteve nga përfundimi i luftës në Kosovës Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e trupave ushtarake të cilët para çerekshekulli kanë kryer gjenocid kundër popullit ton. Beogradi sot po flet dhe sillet si para 23 viteve dhe madje udhëhiqet nga një kastë e njëjtë politikanësh me ne krye ish-ministrin e informative të Millosheviqit dhe ish-zëdhënësin e partisë së m,Millosheviqi. Serbia nuk po e fsheh se kërkon rikthim në Kosovë pra në esencë kërkon të vazhdoj luftën, luftën të cilën e humbi dhe kapitullimin e pranoj asokohe ne Kumanovë. Andaj edhe mohimi i shtetit të Kosovës dhe pavarësisë sonë nga ana e Serbisë përbën kërcënim të vazhdueshëm jo vetëm për shtetin tonë por edhe ekzistencën tonë” , tha Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit