20.5 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Kurti s’e pret në takim, Rama: Nuk kam fjalë për ta interpretuar

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur i habitur që nuk është pritur në takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai në Rubikon në Klan Kosova ka thënë se ka provuar që të kishte komunikim me kreun e ekzekutivit kosovar.

“Nuk kam ardhur të shpjegoj, ta interpretoj qëndrimin e Albinit. Gjëja me e rëndësishme sot është që njerëzit të takohen, të flasin, për më tepër kur kanë qëndrime të ndryshme. Duke u takuar mbase e kuptojnë më mirë njëri-tjetrin. Kemi komunikuar, në fakt jam përpjekur të komunikoj, por ka qenë ë vështirë”, është shprehur Rama.

“Ka edhe keqkuptim sikur anulimi i mbledhjes së qeverive ka ardhur si rezultat i masave të BE. Në fakt e kundërta është e vërtetë. Kam kërkuar me insistim nga Albini që të bëjmë një takim të dy bashkë sepse kam dashur t’i përcjell disa shqetësime dhe kam dashur ta lehtësoj pozicionin e Kosovës. Nuk ka qenë i mundur takimi, nuk e di pse. Albini ka qenë shumë i zënë, ka pasë punë të tjera, nuk e di!

“Takimi nuk ka ndodhur. Nuk kam fjalë për ta interpretuar. Çfarë thike është që një mbledhje mes dy qeverish për marrëveshje të dakordësuara të mbahet kur ka gjëra të tjera më me rëndësi. Është e kundërta e thikës. Shtrirja e dorës për të qenë së bashku për ta kuptuar më shumë njëri-tjetrin. Nuk mund të bëhet me ato që dëgjojmë nga televizioni. Ideja që anulimi është thikë, qëndrimi i Kosovës është i duhur dhe gjithë bota e ka gabim. Nuk është kështu”.

Rama ka vazhduar të thotë se këtë turne nëpër Ballkanin Perëndimor është duke u bërë për dy arsye: Mbajtja e Samitit të Procesit të Berlinit dhe Samiti i NATO-s.

“Është e habitshme se si kjo mundësi për vështirësohet në komunikim këtu në Kosovës, ndërkohë që Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për të dalë nga kjo situatë”.

Të ngjashme

Të fundit