8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kurti se ka gajle nëse investitorët turq janë me Galatasarayin a me Fenerbahçen, thotë se janë të mirëseardhur njësoj

- Advertisement -

Gjatë qëndrimit në Turqi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati një takim me komunitetin e mërgatës “Qendra Kulturore në Zeytinburnu/Zeytinburnu Kultur Merkezi”.

Para të pranishmëve, ai potencoi se marrëdhënia jonë me Turqinë është e fortë, e gjerë dhe e thellë, marrëdhënie edhe historike edhe kulturore, përcjell Klankosova.tv.

Ndër të tjera ai iu drejtua investitorëve nga Turqia, se pa marr parasysh se a janë me ekipet e futbollit, Galatasarayit a të Fenerbahçes, ata janë të mirëpritur në Kosovë.

“Ne do ta kemi nesër një forum të biznesit Kosovë-Turqi. Është forumi për herë të parë në Kosovën e pavarur që organizohet këtu në Stamboll dhe synojmë që sa më shumë investitorë të vijnë nga Turqia në Kosovë, ta rrisim shkëmbimin tregtar duke kaluar 1 miliard dhe në të njëjtën kohë këto urat kulturore, jo vetëm me Sami Frashërin, t’i shtojmë”, tha Kurti në fjalimin e tij  para diasporës kosovare.

“Unë isha edhe tek varri i Sami Frashërit. Aty e pashë që djali i tij, themeluesi i Galatasaray, e kish varrin edhe më të madh se baba i vet. Por natyrisht që ne nuk kemi kurgjë kundër Fenerbahçes. I dëshirojmë sukses të dyjave dhe investitorët turq që dojnë me ardh në Kosovë nuk ka gajle a janë fansa të Galatasaray-it a të Fenerbahçe-s, të dyja palët janë të mirëseardhura njësoj”.

“Në fund unë ju falënderoj të gjithë juve për pjesëmarrjen sot, por edhe për rolin, angazhimin edhe kontributin që e keni bërë për shqiptarët para luftës, gjatë luftës, pas luftës, para shpalljes së pavarësisë, pas shpalljes së pavarësisë, kontributin që e keni dhënë dje, sot e që do ta jepni nesër, e për këtë nesër e keni zotimin tim që do t’ju ndihmoj, do t’ju mbështes, do t’ju përkrah me krejt çka di dhe mundem. Faleminderit shumë nga zemra”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit