15.6 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Kurti s’e harron debaklin e zgjedhjeve lokale, thotë se rezultati i 9 shkurtit duhet të shërbejë për ato që mbahen në vjeshtë

- Advertisement -

Pavarësisht faktit që Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë mbi 50 % të votave në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit 2021, në zgjedhjet lokale që ishin mbajtur po atë vit kishte përfunduar vetëm me dy komuna, Shtimjen dhe Kamenicen.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, duket se nuk e ka harruar debaklin e pësuar në lokalet e fundit. Ai sot ka postuar një hartë të Kosovës se si duket pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, me votat që secila parti ka marrë nëpër Kosovë.

Sipas Kurtit rezutlati në zgjedhjet nacionale, duhet të shërbejë për përgatitje për zgjedhjet lokale në vjeshtë.

“Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, kështu duken renditjet dhe përqindjet e subjekteve nëpër komuna. Hartë që duhet të na shërbejë edhe në përgatitjet për zgjedhjet lokale në vjeshtë”, ka shkruar Kurti./GazetaExpres/

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit