Home Lajme Kurti: Sa herë duam të hedhim hapa para, të pyesim vetën çka do të mendonte Adem Demaçi

Kurti: Sa herë duam të hedhim hapa para, të pyesim vetën çka do të mendonte Adem Demaçi

0
Kurti: Sa herë duam të hedhim hapa para, të pyesim vetën çka do të mendonte Adem Demaçi

Kryeministri, Albin Kurti, sot mori pjesë në Akademinë Përkujtimore për nder të veprimtarit, Adem Demaci, që organizohet nën patronazhin e kryeministrit.

Para të pranishmëve, Kurti tha se sa herë që i vjen rasti të flas apo të shkruaj për Adem Demaçin, përballet me vështirësinë e të orientuarit në botën aq të madhe që ai e ka ndërtuar me vepra dhe që e ka lënë pas me trashëgiminë jetësore të tij.

“Nga cili fill t’ia nisesh shpalosjes së jetës së këtij njeriu kaq të veçantë saqë autentik në historinë politike të shqiptarëve dhe të Evropës në shekullin e  XX. Për ata që nuk kanë pasur fatin ta njohin nga afër, besoj që porta e duhur për t’u futur në botën e Adem Demaçit, është duke e lexuar romanin e tij autobiografik Dashuria kuantike e filanit, ku ai e rrëfen jetën e ti”, u shpreh kryeministri.

Njëherit, Kurti tha se Demaçi shihej si problematik për pushtetin shtypës të Beogradit, meqë e kishte kundërshtuar nxitjen e shpërnguljeve të shqiptarëve në Turqi dhe aksionet përndjekëse për grumbullimin e armëve.

Kurti përmbylli fjalën e tij duke i shprehur lavdi jetës aq unike dhe veprës aq autentike të Adem Demaçit për jetë e mot!

Exit mobile version