Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, të cilin e riemëroi sot si Drejtor të Përgjithshëm të Doganës me mandat katër vjeçar, sipas propozimit të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve.
Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, falënderuan drejtorin Llugaliu për punën e deritanishme, e përgëzuan për performancën e tij dhe të Doganës dhe e uruan për mandatin e ri duke i dëshiruar suksese të mëtejme në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij.