Home Lajme Kurti replikon me Hoxhajn: Këshilltari i Blinken më uroi për sukses, ti po thua dështim

Kurti replikon me Hoxhajn: Këshilltari i Blinken më uroi për sukses, ti po thua dështim

0
Kurti replikon me Hoxhajn: Këshilltari i Blinken më uroi për sukses, ti po thua dështim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar debatin me opozitën në Kuvendin e Kosovës për çështjet e Ohrit.

Kurti iu referua fjalimit të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj i cili e kritikoi kryeministrin për dështim në Ohër.

“Kisha një telefonatë me këshilltarin e Blinken, Chollet që më uroi për marrëveshjen e Ohrit. Pra ju e quani dështim ndërkaq Chollet më uroi për marrëveshjen“, tha Kurti.

Kurti tha se ai nuk mund ta shpalos strategjinë e tij të dialogut, pasi deputeti Hoxhaj i tha se ”në dialog duhet t’i kesh dy-tri skenare.

”Deputeti Hoxha tha se në negociata duhet t’i kesh 2-3 skenare, pse vetëm 2-3. Mund edhe më shumë. Ku e dini ju sa i kam pasur, unë s’mund ta shpalos strategjinë time këtu“, ishte përgjigja e Kurtit. 

Exit mobile version