Kryeministri në detyrë Albin Kurti është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës në kuader të regjistrimit të deputetëve të VV-se të cilët kanë siguruar mandatet.
Ai pas regjistrimit, nuk ka folur para mediave i cili u pyet për formimin e Qeverisë.
Sot do të regjistrohen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ky është një proces formal dhe i domosdoshëm që i paraprin seancës konstituive të Kuvendit, e cila është paraparë të mbahet më 15 prill 2025. Në atë seancë pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të formohen strukturat e para parlamentare.
Regjistrimi i deputetëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për t’i dhënë kohë të gjithë anëtarëve të rinj të kryejnë procedurat zyrtare para se të fillojë puna legjislative