“Shiu është për bereqet”, kësisoj u shpreh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kur u pyet nga gazetarët, për dështimin për herë të pestë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Kurti u pyet për këtë çështje, derisa mori pjesë në përurimin e një ure në Rogovë të Hasit.
“Ne ndërtojmë ura, banorët e Rogovës punojnë tokën e shiu është për bereqet”, tha shkurt Kurti
Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ende nuk ka arritur të konstituohet.
Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të mbetet emri i Albulena Haxhiut. Në tri votime, ajo s’ka marrë votat e nevojshme. Nga 61 sa duhen, Haxhiun e kanë votuar vetëm 57 deputetë.
Partitë e tjera, PDK, LDK dhe AAK kanë kërkuar nga Vetëvendosje që të gjejnë një kandidat unifikues për këtë post, ngase siç kanë thënë ata emri i Albulena Hahxiut, për ta është i papranueshëm