Kryeministri Ablin Kurti ka refuzuar të diskutojë për projektin “Ballkani i Hapur” sot pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Kosovës e Shqipërisë.
Kurti para gazetarëve u shpreh se kjo temë i takon një dimensioni tjetër e jo atij bilateral.
“Duhet të theksojmë që arritëm marrëveshje protokollare dhe memorandum 19 sot dhe kjo është për tu përshëndetur. Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërore – prandaj edhe mbledhja e tillë është midis Kosovë e Shqipërisë, Shqipërisë dhe Kosovës t’i forcojmë të dy shtetet tona në funksion të qytetarëve tonë, për interesin dhe dëshirën e tyre”, tha Kurti përcjell Insajderi.
“Ndërkaq për çështjen e ngritur është e një dimensioni tjetër pra jo bilaterale jo midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe për momentin nuk kam asgjë për t’ju thënë”, tha kryeminsitri.
Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh se “Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na bashkon por ama po kaq e vërtete që Ballkani i Hapur nuk na ndanë”.
Teksa theksoi se në këtë pikë kanë këndvështrime të ndryshme.