-1.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Kurti refuzon të flasë për bastisjet në Ministrinë e Tregtisë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës sot ka marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”.

Kurti ka refuzuar të flasë për bastisjet e sotme të policisë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe mundësinë e shkarkimit të ministres Rozeta Hajdari.

Duke hyrë në kryeministri Kurti është pyetur për këto çështje, por ai ka refuzuar të flasë.

Njëra nga organizatoret e kësaj ceremonie iu ka thënë gazetarëve se Kurti nuk do të flasë për temat tjera.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit