0.7 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Kurti: Reforma e re zgjedhore mundëson lehtësimin e votimit për diasporën në zgjedhje

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur miratimin e draftit të reformës zgjedhore nga Komisioni Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, që është në kuadër të kuvendit.

Ai, në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka thënë se ky draft i miratuar shumë shpejt do të shkojë për shqyrtim edhe në qeveri.

Kurti ka shtuar se me ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet do të ketë shumë lehtësime për votimin e diasporës.

“Dua ta shpalos një dimension të veçantë dhe ka të bëjë me votimin e mërgatës në Kosovë. Ky ndryshim i jep fund një padrejtësie të mërgatës, votuesit nga mërgata janë përballur me dy sfida, regjistrimi i tyre ka përfshirë procedura të komplikuara dhe burokraci, si dhe afatet për dërgimin e fletëvotimeve me postë kanë qenë të shkurta, krahas kostos së lartë financare”.

“Sipas draftligjit, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare bashkatdhetarët do të votojnë online, ngjashëm si në shembullin e shërbimeve që kryhen në platformën E-Kosova. Ata do të kenë tri opsione, i pari votimi fizikisht një ditë para ditës së zgjedhjeve në ambasada apo konsullata, dërgimi i fletëvotimeve me postë ku e cakton ambasada vendin, si dhe opsioni i tretë mbetet mënyra e vjetër duke i dërguar fletëvotimet me postë në KQZ për vendet që Kosova nuk ka ambasadë dhe konsullatë ende”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit