24 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Kurti reagon pas vdekjes së Navalny: Autoritarizmi është gatishmëri për të vrarë këdo që kërcënon kontrollin e pushtetit

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vdekjes së udhëheqësit opozitar rus, Alexei Navalny, derisa po mbahej në burg në Rusi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Kurti ka thënë se sot derisa po qëndron në Konferencën e Sigurisë në Mynih, dëgjoi fjalimin e Ylia Navlnaya.

Kurti tutje ka shkruar se vdekja e Navalny është “një thirrje për të gjithë që autoritarizmi është gatishmëri për vrasje e torturë ndaj kudo që kërcënon kontrollin e pushtetit”.

“Para pak orëve dëgjova Yulia Navalnaya në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Vdekja e Navalny është një thirrje për të gjithë për ta parë autoritarizmin ashtu siç është, një gatishmëri për të vrarë e torturuar këdo që kërcënon kontrollin e ngushtë të pushtetit.” – ka shkruar ai.

Ndryshe, shërbimi i burgjeve në distriktin Yamalo-Nenets tha se Navalny “nuk ishte ndier mirë” pas një ecjeje të premten.

Në një deklaratë, ky shërbim tha se Navalny “pothuajse menjëherë e kishte humbur vetëdijen”, duke shtuar se një ekip i urgjencës mjekësore ishte thirrur menjëherë dhe ishte munduar që ta shpëtonte, por pa sukses.

Agjencia ruse e lajmeve, TASS, raportoi se shkaktari i vdekjes së Navalnyt është duke u hetuar.

Kjo vdekje pritet të shihet si vrasje politike që do t’i atribuohet presidentit rus, Vladimir Putin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit