Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit të sotëm në Liqenin e Ujmanit ndaj policisë kufitare.
Kurti, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se fatmirësisht nga ky sulm me armë zjarri nuk ka asnjë viktimë, derisa ka thënë se bandat kriminale në veri po i ikin zbatimit të ligjit.
“Rreth 10 herë të shtëna me armë zjarri janë drejtuar sot në drejtim të Policisë Kufitare që po kryente një patrullë me varkë në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, ka shkruar ai.
“Fatmirësisht i shpëtuam viktimave dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”, përfundon postimi i tij.