11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kurti reagon pas raportit negativ: Qeveria e hapur dhe e vullnetshme për t’i adresuar brengat e mediave

- Advertisement -

Mbas raportit për lirinë e medias në Kosovë ka reaguar Kryeministri Albin Kurti

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit pas një raporti negativ për lirinë e medias në Kosovë ai ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga ai është e hapur dhe e gatshme për adresimin e shqetësimeve të medias.

“Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duam të pranojmë përpjekjen që duhet për të ndriçuar të vërtetën në një kohë dezinformimi të madh dhe të përdorur si armë. Qeveria jonë është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e medias dhe të punojë drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se sot një numër kritikash janë bërë në adresë të kryeministrit Kurti për shkak të rënies së Kosovës në Indeksin vjetor të lirisë së shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij. Kosova ka rënë për 19 vende në këtë indeks. Ajo renditet në vendin e 75 në botë nga 180 shtete, për dallim nga viti i kaluar që ishte në vendin e 56-të.

.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit