9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kurti reagon pas marrëveshjes Putin-Vuçiq, ua përmend bisedën e tyre për Veriun e Kosovës

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Vuçiqit dhe Putinit me anë të një telefonate. Marrëveshja ka të bëjë me furnizimin e Serbisë me gazin rus dhe vjen në një kohë kur bota perëndimore ka vënë sanksione ndaj Rusisë pas agresionit ndaj Ukrainës.

Kurti ka shkruar në Twitter rreth këtij takimi, ku ka thënë se tash Vuçiq e Putin nuk po kanë nevojë as të takohen më.

“Ata as nuk kanë nevojë të takohen më: marrëveshjet midis Putinit dhe Vuçiqit tani arrihen përmes bisedave telefonike. Por ja çfarë tha Vuçiq në lidhje me Kosovën pas takimit të tij të 19-të me Putinin në Soçi më 25 nëntor 2021:”, shkruan ai teksa ka kujtuar edhe deklaratën e Vuçiq pas takimit më Putin më 2021.

Fola për standarde të dyfishta dhe hipokrizinë e shpeshtë në marrëdhënie ndërkombëtare, Presidenti Putin e kupton për çfarë po flas, por ai kërkoi nga unë për shpjegime të mëtutjeshme andaj ne folëm për Veriun e Kosovës dhe ia tregova atë edhe në hartë”, kishte thënë Vuçiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit