29.5 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Kurti reagon ndaj Vuçiqit: Deklaratat e tij janë kërcënuese dhe destabilizuese

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me arrestimin e Igor Popoviq, i cili u ndalua pasi e quajti UÇK-në “organizatë terroriste”, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se Kosova është shtet demokratik e ligjor, ku sundimi i ligjit aplikohet njësoj për të gjithë.

“Kosova është demokratike dhe ligjore me pushtete të ndara, institucione të konsoliduara e zbatim të barabartë të ligjit. Sundimi i ligjit nuk diskriminon sipas etnisë, pozitës, ndikimit politik apo përkatësie tjetër. Rasti i Igor Popoviq i arrestuar për kryerjen e veprave penale për nxitjen e përçarjes apo mosdurimit etnik, nuk është përjashtim. Ai po trajtohet nga institucionet e drejtësisë me profesionalizëm dhe në përputhje me standardet kombëtare të të drejtave të njeriut.

Deklaratat e Vuçiqit të bëra me 20 korrik sivjet, janë kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme. Kur një president e komandant suprem i ushtrisë lëshon kërcënime me tone nxitëse, nuk është qëndrim individiual por politikë shtetërore. Beogradi zyrtar tregon se nuk e mbështetë drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxitjen e tensioneve dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes. Duke sulmuar vlerën më të shenjtë të shqiptarëve që është UÇK-ja, përmes deklarimeve të tilla, ata kanë nxitjen e provokimin e tensioneve. Deklaratat e tilla përbëjnë kërcënim për paqen dhe sigurinë në Ballkan”, tha Kurti.

Të ngjashme

Të fundit