Home Lajme Kurti: Rashiqi më kërkoi ta lejoja hyrjen e patriarkut, unë lejova e ai anuloi ardhjen

Kurti: Rashiqi më kërkoi ta lejoja hyrjen e patriarkut, unë lejova e ai anuloi ardhjen

0
Kurti: Rashiqi më kërkoi ta lejoja hyrjen e patriarkut, unë lejova e ai anuloi ardhjen

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se dje është takuar me ministrin e Qeverisë së tij, Nenad Rashiq, i cili i ka kërkuar atij që t’i lejohet vizita në Kosovë, patriarkut serb.

Në një konferencë për media, i pari i Qeverisë bëri me dije se i k dhënë përgjigje pozitie kësaj kërkese.

Kurti tregoi se në momentin që autoritetet e Kosovës lejuan ardhjen e patriarkut serb, me kushtin që ai do të hyjë brenda territorit pa truproje, ai e anuloi vizitën.

E Kurti është shprehur habitur me këtë veprim të patriarkut, i cili herën e parë, kur Kosova ia kishte refuzuar hyrjen, ishte ankuar me të madhe tek ndërkombëtare, e kishte organizuar edhe konferenca.

Teksa tash, kur ka lejen përkatëse, ai anulon vizitën.

“Unë e kam takuar Rashiqin dje, sepse ai kërkoi prej meje që ta lejojmë të vijë patriarku serb. Ndonëse s’kishte kërkuar leje, meqë kishte thënë se nuk po vjen me truproje, unë ju përgjigja pozitivisht kësaj kërkese. Besoj e keni parë çfarë ndodhi. E anuluan ardhjen. Atëherë kur s’kishin leje, dëshironin të hynin dhe bënë konferencë për media në Merdarë e Beograd. Dje që morën leje nuk erdhën”, tha ai.

Exit mobile version