3.7 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Kurti: Qeveria po mbështet prodhuesit vendor

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen solemne të panairit të produkteve vendore Expo-Sharri në Dragash.

Me këtë rast, shefi i ekzekutivit ka premtuar mbështetje për prodhuesit vendor.

“Gëzohem shumë kur takoj ndërmarrës dhe shoh kompani vendore të orientuara nga prodhimi. Nuk ka interes më të madh për vendin tonë, sesa rritja e prodhimtarisë së kompanive, zgjerimi i kapaciteteve dhe depërtimi i tyre në tregje ndërkombëtare. Prodhimi është zhvillim e pavarësi, importi i tepërt është varësi dhe varfërim, kurse eksporti është progres”, tha Kurti, raporton RTKlive.

Në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, Kurti tha se përveç qytetarëve qeveria ka mbështetur edhe bizneset. “Përmes mases 2.1 kemi subvencionuar 20 përqind të kredisë për bizneset. Kjo masë kapë vlerën prej 15 milionë euro mbështetje direkte që u ka mundësuar 207 bizeseve të investojnë mbi 87 milionë euro në zgjerim të kapaciteteve”, tha Kurti.

Sipas tij vitet e kaluara eksportet kanë qenë 83,6 për qind më të larta krahasuar me vitin paraprak 2020, kurse sivjet janë 29.5 për qind më të larta se sa në vitin 2021.

“Ky trend i rritjes ka bërë që raporti ndërmjet eksportit dhe importit të përmirësohet.Pritjet tona janë që ky hendek që kemi të zvogëlohet edhe më tej, përmirësimet janë të mëdha, megjithëse graduale, teksa synimi ynë është që Kosova me ndihmën e prodhuesve tanë të shndërrohet në ekonomi të orientuar kah eksporti”, tha ai.

Ai shtoi se përveç mbështetjes prej shtatëdhjetë milionë euro për bujqit dhe fermerët përmes subvecionimeve të kulturave të shumta bujqësore, këtë vit janë ndarë edhe pesë milionë euro për zhvillimin dhe promovimin e turizmit rural.

“Vitin e ardhshëm falë bashkëpunimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe organizatave ndërkombëtare parashihen edhe 20 milionë euro përkrahje për rritje ekonomike”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit