25.8 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

Kurti që pinte kafe në lokalin e Uran Ismailit, e sulmon në fushatë për Bon Vivantin

- Advertisement -

Në një nga paraqitjet e tij gjatë fushatës për zgjedhjet komunale në Prishtinë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, goditi ashpër kandidatin e Partisë Demokratike, Uran Ismailin, duke përmendur mbylljen e lokalit në pronësi të Ismailit “Bon Vivant” në kryeqytet, për të cilin tha se “u shndërrua në vend krimi.”

“Uran Ismaili ia ka bë një të mirë Prishtinës. E mbylli lokalin që u shndërrua në vend krimi. Lokali e kishte emrin Bon Vivant, që do thotë “ai që rrnon mirë”. Por aty dy veta që hynë të qeshur dolën të vdekur. Prandaj puna më e mirë që e ka bë është që e ka mbyllë atë lokal.” – tha Kurti.

Por, në kontrast të plotë me këtë qëndrim, Kurti është parë në të kaluarën duke pirë kafe në një nga restorantet në pronësi të Uran Ismailit në Prishtinë.

Të ngjashme

Të fundit